Muajt e fundit janë ngritur shqetësime mbi sulme të mundshme kibernetike në vend dhe e gjithë kjo i ka vënë organet shtetërore para një pikëpyetje të madhe, mbi kapacitetet e Kosovës për tu përballur me sulmet.
Shoqata Shqiptarë Kibernetike,si komuniteti më i madh i kësaj fushe, duke njohur problemet e mëdha që ka Kosova në siguri kibernetike, mungesën e e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për të garantuar financimin e duhur për mbrojtjen nga sulmet kibernetike, investimet e pakta nga digjitalizim, por edhe njohuritë e munguara mbi dëmet që mund të shkaktojë një sulm online, ka zhvilluar disa aktivitete gjatë Tetorit, në muajin kur në gjithë botën ngritet vetëdija mbi rëndësinë e sigurisë kibernetike.
Mbështetja më e madhe ka qenë e drejtuar në media dhe shoqëri civile, në mbrojtjen e sistemeve, rrjeteve dhe programeve nga sulmet digjitale.
Përmes Projektit “Media të Pavarura-Qëndrueshmëria e Sigurisë Kibernetike”, i mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, është ofruar një mundësi të jashtëzakonshme në mbrojtjen e sisteme të tyre online.
Gjetjet e ekipeve të Shoqates Shqiptare Kibernetike, të përbëra nga ekspertë të sigurisë kibernetike, të cilat kanë bërë teste detajuese në mediat dhe shoqerit civile që kanë përfituar nga projekti, janë të rëndësishme, dhe njëkohësisht ngrenë alarm shqetësues mbi dobësitë në sistemin e tyre online.
Vetëm në 7 media dhe OJQ ku eksperët tanë të sigurisë kanë bërë testime te infrastrukturave te brendshme janë gjetur 57 dobësi kritike.
Gjetje dëshmojnë se mediat në Kosovë janë potencalisht të rrezikuara nga sulmet online, të cilat mund të cenzurojnë lirinë e fjalës, shkaktojnë humbje të të dhënave më rëndësi, aksesin e paautorizuar, ekspozimin e fjalëkalimeve deri te humbja e kontrollit mbi faqet-portalet e tyre.
Gjatë kësaj kohe nga ligjëruesit e Shoqatës Kibernetike Shqiptare janë trajnuar 66 gazetarë dhe punonjës të Organizatave jo qeveritare, mbi sigurinë e punës së tyre online dhe rëndësinë e mbrojtjes nga sulmet digjitale.
Në kuadër të Muajit për Siguri Kibernetike, është zhvilluar edhe trajnimi i specializuar në WORDPRESS, ELEMENTOR DHE MENAXHIMI I SIGURISË NË TË, që ka përfshirë 20 përgjegjës për IT dhe ueb në media, organizata joqeveritare dhe minoritete.
Po në kuadër të këtij projekti, vitin e kaluar, Albanian Cyber Association ka përkrahur 10 media. Në testimet që janë bërë nga ekspertët tanë, janë gjetur 106 dobësi.
30 hulumtuesit tanë të sigurisë kibernetike, të angazhuar në këtë projekt 42.45% e këtyre dobësive i kanë cilësuar kritike. Për të gjitha këto dobësi, mediat e testuara janë pajisur me nga një raport detajizues, me rekomandimet për forcimin e infrastruktures së tyre.
Vlerësimi i përgjithshëm është se mediat me lexueshmëri të madhe janë më të ndjeshme nga sulmet e tilla dhe se udhëheqësit e tyre nuk kanë projektim të duhur mbi mbrojtjen e tyre online dhe krijimin e një infrastrukture të duhur, që ju siguron atyre mbrojtje nga kërcenimet online.
Edhe Raporti i Progresit ka ngritur si shqetësim infrastrukturen e dobët në mbrojtje nga sulmet kibernetike dhe mungesën e investimeve në këtë fushë. Shoqata Shqiptare Kibernetike mbetet e përkushtuar dhe e hapur për kontribuim, rrjetizim, zgjidhje të problemeve, ide&sugjerime dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet, kompanitë e mediat që hasin në vështirësi ose që kanë dobësi në rrjetin e tyre online.
Shoqata Shqiptare Kibernetike e mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë në aktivitetet për ndërgjegjësimin e mediave, shoqërisë civile, por edhe institucioneve private e publike, do të kulmoj me aktivitetin më të rëndësishëm të fushës së sigurisë kibernetike në vend dhe rajon “Cyber ZERO” më 26-28 Janar 2023.
Aty do të shpalosen temat më aktuale të sigurisë kibernetike me ekspertët më të njohur të sigurisë online në vend dhe në botë. Folës nga Facebook, Google, Microsoft dhe kompani tjera prestigjioze të fushës janë partnerët e përhershëm të komunitetit tonë dhe si rrjedhojë debati për këto tema do të ofrojë konkluza të rëndësishme mbi mbrojtjen e mëtutjeshme në internet.
Për më shumë klikoni në vegzën më poshtë:
https://www.eventbrite.com/e/cyber-zero-kosovo-international-cyber-security-conference-tickets-421825289797